Please enter at least 3 characters.

Juventusi bëhet gati për të filluar stërvitjet, disa lojtarë kryejnë testimet e para

2020/03/GettyImages-1172925137.jpg
313:"TURIN, ITALY - OCTOBER 01: Federico Bernardeschi of FC Juventus celebrates after scoring the second goal of his team with teammates during the UEFA Champions League group D match between Juventus and Bayer Leverkusen at Juventus Arena on October 1, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi do ta rifillojë stërvitjen në ditën e martë dhe lojtarët e parë kanë arritur në JMedical këtë mëngjes për të kryer vizitat e kërkuara para se të kthehen në fushë.

Lojtarëve këtë mëngjes janë parë në ambientet e JMedical, ku kanë kryer disa vizita dhe teste të shpejta, ndër to edhe për coronavirus.

Lojtarët që kishin mbetur në Itali ishin të parët që arritën, me Leonardo Bonuccin, Federico Bernardeschin, Juan Cuadradon, Carlo Pinsoglion dhe Aaron Ramseyn, shkruan Calciomercato.com.

Cristiano Ronaldo raportohet se do të arrijë sot pasdite, duke u rikthyer nga Madeira.

Me maska ​​të rrepta dhe duke respektuar distancat e nevojshme - lojtarët hynë në objektin mjekësor të klubit pas një kontrolli të shpejtë në hyrje.

Juventusi është lider në Serie A me një pikë më shumë se Lazio. /Telegrafi/