Please enter at least 3 characters.

Juve vë dorën mbi titull (Video)

2016/01/juve-v-euml-dor-euml-n-mbi-titull-video_hd.jpg

Bianconerët kanë regjistruar fitore prej 1-0 kundër Sassuolos në Torino, në një ndeshje që nuk e patën aspak të lehtë.

Gjysma e parë ishte atraktive, me vendasit që krijuan disa raste dhe e kontrolluan posedimin, mirëpo ekipi mysafir nuk lëshonte pe në asnjë moment dhe bënte lojë të hapur.

Presioni i vendasve u shtua në fraksionin e dytë dhe më në fund ata arritën të shënojnë.

Paul Pogba pranoi një top nga Simone Pepe dhe goditi me një gjysmë-vole që u ndal në rrjet (82’).

Tashmë diferenca ndaj Romës është 11 pikë dhe Juventusi mund të mendojë për dy garat tjera, në të cilat është pjesëmarrës. /Telegrafi/