Please enter at least 3 characters.

Juve kërkon rikthimin e Moratas në formë huazimi me obligim blerjeje

2018/05/MorataPogba.jpg
286:"TURIN, ITALY - OCTOBER 31: Paul Pogba (R) of Juventus FC celebrates after scoring the opening goal with team mate Alvaro Morata during the Serie A match between Juventus FC and Torino FC at Juventus Arena on October 31, 2015 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi është duke u përpjekur për rikthimin e Alvaro Moratas në Torino, në formë huazimi me obligim blerjeje.

Sulmuesi spanjoll i ka kaluar dy sezone te Bianconerët para se të kthehej te Real Madridi në vitin 2016, pasi që Los Blancos e aktivizuan klauzolën për riblerje.

(Foto: Getty Images)

Në verën e kaluar, klubi spanjoll e shiti te Chelsea, mirëpo nuk ka kaluar sezon të mirë në Ligën Premier.

Sipas Tuttosport, Blutë janë duke tentuar ta transferojnë Edinson Cavanin nga Paris Saint-Germaini, pasi që klubi francez duhet të shesë për shkak të rregullave financiare.

Si rezultat i kësaj, Giuseppe Marotta është duke u angazhuar që ta kthejë 25-vjeçarin në Itali, me një formulë ta ngjashme me atë të transferimit të Douglas Costas.

Zonja e Vjetër ofron 15 milionë euro për huazimin e Moratas për një sezon, me obligim blerjeje për 45 milionë euro në vitin 2019.

Në garë për shërbimet e tij janë edhe PSG dhe Bayern Munichu, mirëpo sulmuesi pëlqen më shumë të kthehet te Juve. /Telegrafi/