Juve dhe Arsenali me oferta për Dybalan, Palermo kërkon 40 milionë euro
31/03/2015
Argjentinasi pritet të largohet nga klubi sicilian në verë, ndërsa kreu i klubit preferon që ai të qëndrojë në Serie A.
“Juventusi dhe Arsenali tashmë kanë bërë oferta për djaloshin”.
“Agjenti i tij, Pierpaolo Triulzi, do të vijë në Itali të premten. Unë kërkoj mbi 40 milionë euro”.
“Ai preferon të qëndrojë në Itali, ai do që të luajë në Serie A. Nga klubet angleze, Arsenali është zgjedhja e parë, për mënyrën e lojës së Arsene Wenger”, ka deklaruar Zamparini për Radio Marte. /Telegrafi/


