Please enter at least 3 characters.

Juniku vendos udhëzues për ndarjen e mbeturinave, synohet rritja e ndërgjegjësimit qytetar

Komuna e Junikut, në bashkëpunim me GIZ dhe organizatën CEDDE, ka ndërmarrë një aktivitet në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të mbeturinave, duke vendosur stikera njoftues në kontejnerët për hedhjen e mbeturinave në lagjen “Agim Ramadani”.

Përveç kësaj, banorëve u janë shpërndarë udhëzues për përdorimin e duhur të shportave për ndarjen e mbeturinave dhe komposterëve.

Sipas njoftimit të Komunës, ky aktivitet synon të lehtësojë identifikimin dhe përdorimin e drejtë të pajisjeve për menaxhimin e mbeturinave, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndarjen e mbeturinave në burim.

Komuna e Junikut ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar se një mjedis më i pastër fillon nga kontributi i secilit qytetar. /Telegrafi/