Please enter at least 3 characters.

Jugafrikania Caster Semenya dominoi në Doha

2019/05/CasterSemenya.jpg
244:"DOHA, QATAR - MAY 03: Caster Semenya of South Africa races to the line to win the Women's 800 meters during the IAAF Diamond League event at the Khalifa International Stadium on May 03, 2019 in Doha, Qatar. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Doha priti atletët më të mirë të botës teksa në këtë qytet u zhvillua ndalesa e parë e Diamond League në atletikë. Vëmendja më e madhe ishte te gara e 800 m për femra ishte edhe Caster Semenya që ditët e fundit është bërë protagoniste e polemikave të shumta për shkak të vendimit të IAAF që e detyron atë dhe sportistet e tjera me hiperandrogenizëm që të marrin kurë hormonale për uljen e nivelit të testosteronit në pesë nanomol për një litër gjaku.

Një vendim që u kundërshtua nga Semenya, ndërkohë që kritikat në drejtim të IAAF janë rritur ndjeshëm pasi e gjithë kjo konsiderohet diskriminim. Për sa i përket garës Semenya e dominoi atë duke vendosur edhe një rekord të mitingut me 1 minutë 54 sekonda e 98 të qindtat duke lënë shumë prapa Francine Niyonsaba në vendin e dytë.

Rekord i mitingut u vendos edhe në garën e 400 m me pengesa për femra nga amerikania Dalilah Muhammad me 53.61 sekonda duke lënë pas bashkëkombësen e saj Ashley Spencer dhe ukrainasen Ana Rizhikova. Në 800 m për meshkuj triumfoi atleti nga Botsvana Amos me kohën 1 minutë 44 sekonda e 29 të qintat i ndjekur në vendin e dytë nga keniani Korir dhe amerikanin Brazier në të tretin,

Në hedhjen e diskut për meshkuj shkëlqeu suedezi Daniel Stahl me prej 70.56 m duke lënë pas Weisshaidinger në vendin e dytë dhe Hadadin në të tretin. Në 100 m me pengesa për femra, fitorja e Diamond League të Dohas i takoi xhamajkanes Danielle Williams e ndjekur nga Tobi Amusan dhe Sharika Nelvis në vendin e dytë dhe të tretë.

Maroku triumfoi në garën e 3000 m për meshkuj dhe këtë e bëri me Soufiane El Bakkali me kohën 8 minuta 7 sekonda e 22 të qindtat, i ndjekur nga Hillary Bor dhe keniani Bett në vendin e dytë dhe të tretë. Ndërsa në 200 m për meshkuj fitoi turku Ramil Guliyev me 19.99 sekonda i ndjekur nga Quinonez dhe Aaron Brown. /TopChannel/