Please enter at least 3 characters.

Joshua, Wilder apo Fury - Tony Bellew tregon se cili është boksieri më i mirë në botë

2019/12/Anthonybellew.jpg
269:"LONDON, ENGLAND - APRIL 29: Anthony Joshua celebrates with boxer, Tony Bellew after victory over Wladimir Klitschko in the IBF, WBA and IBO Heavyweight World Title bout at Wembley Stadium on April 29, 2017 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Tony Bellew beson se Anthony Joshua është boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda, pas fitores së arritur ndaj Andy Ruizit të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Britaniku i riktheu titujt e botës në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO, pas fitores së arritur me pikë pas 12 raundesh në Diriyah Arena.

Me triumfin e arritur, AJ ka hyrë në listën e boksierëve të mëdhenj, si Muhammad Ali, Lennox Lewis, Evander Holyfield, Mike Tyson e Floyd Patterson, të cilët kanë arritur t'i rikthejnë titujt pasi i kanë humbur.

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Dhe gjithmonë ekziston debati se cili është më i miri, Joshua, Deontay Wilder (kampioni i pamposhtur i WBC-së) apo Tyson Fury (ish-kampioni i unifikuar botëror).

"Ai (Joshua) ka një mentalitet tjetër tash, pasi ka përjetuar gjithçka që mund të të ofrojë boksi. Ka qenë kampion, ka qenë sfidues, e ka mposhtur njeriun që e ka mposhtur atë. Nuk mund të mendoj për ndonjë skenar tjetër, ku mund ta përfshij dhe që nuk e ka përjetuar tashmë. Dhe të gjitha këto i ka përjetuar në 23-24 meçe!".

"Do ta them tash... Ai është sërish boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda në botë. Është më i miri në botë përsëri. A e dini pse e them këtë? Sepse ka treguar një dimension krejt tjetër në këtë sport. Është pjekur mendërisht në një nivel tjetër", është shprehur Bellew për iFL TV. /Telegrafi/