Please enter at least 3 characters.

Joshua u kthehet menjëherë përgatitjeve për t'i rimarrë titujt

2019/06/AndyJoshua.jpg
231:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 01: Anthony Joshua knocks down Andy Ruiz Jr in the third round during their IBF/WBA/WBO heavyweight title fight at Madison Square Garden on June 01, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua nuk ka humbur aspak kohë dhe i është kthyer menjëherë regjimit të plotë stërvitor, pas humbjes së papritur nga Andy Ruiz Jr.

Ish-kampioni i unifikuar e ka aktivizuar klauzolën për rimeç me boksierin meksikano-amerikan, me të cilin do të hyjnë sërish në ring gjatë këtij viti.

(Foto: Instagram/anthony_joshua)

Dhe derisa bota e boksit është akoma në shok pas rrëzimit të katërfishtë të AJ në Madison Square Garden të New Yorkut, vet ai i ka nisur menjëherë përgatitjet për t'i kthyer titujt e tij.

Boksieri i lindur në Watford i ka mbajtur të informuar tifozët e tij për angazhimin e menjëhershëm në palestër duke u treguar disa detaje nga përpjekjet për t'u rikthyer në maje.

"Mos e lë suksesin të të hyjë në kokë apo humbjen të të hyjë në zemër", është një prej mesazheve motivuese të Joshuas. /Telegrafi/