Please enter at least 3 characters.

Jolevski - Hoyt Yee: Integrimi i Maqedonisë në NATO sjell stabilitet në rajon

2016/01/jolevski-ftesa-p-euml-r-an-euml-tar-euml-sim-n-euml-nato-do-t-euml-vij-euml-s-euml-shpejti_hd.jpg

Ministrii mbrojtjes, Zoran Jolevski që ndodhet në vizitë pune në SHBA, mbrëmë është takuar me zv. ndihmës sekretarin shtetëror Brian Hoyt Yee, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë folur për reformat në mbrojtje, reformimin e ARM-së, që sipas njoftimit, është në pajtueshmëri të plotë me standardet e NATO-së, për pjesëmarrjen në misionet e NATO-s dhe në misione tjera.

Në takim ëshë theksuar se integrimi i Maqedonisë në NATO është e një rëndësie të posaçme, si për stabilitetin e vendit, ashtu edhe për rajonin dhe më gjërë./Telegrafi/