Please enter at least 3 characters.

Januzaj në huazim te klubi anglez?

2016/03/adnan-januzaj.jpg

Adnan Januzaj gjithnjë e më shumë po shkon drejt largimit nga Manchester United.
Lojtari sipas mediave angleze flitet se është afër kalimit në formë huazimi te skuadra e Sunderlandit.

21 vjeçari po kërkohet nga David Moyes i cili është menaxher i Sunderlandit.

Kujtojmë se Moyes ishte ai që i besoi Januzajt dhe i dha vetëbesimin të shpërthente në një ndeshje me dy gola pikërisht ndaj Sunderlandit, shkruan Telegrafi.

Dhe Moyes duke besuar në kapacitetin e reprezentuesit të ardhshëm të Kosovës ka kërkuar një transferim permanent për të, por këtë gjë nuk po e lejon Manchester United që dëshiron të ketë në pronësi lojtarin. /Telegrafi/