Please enter at least 3 characters.

James Rodriguez po mendon largimin nga Evertoni

2020/09/GettyImages-1273472773.jpg
288:"LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 19: James Rodriguez of Everton celebrates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Everton and West Bromwich Albion at Goodison Park on September 19, 2020 in Liverpool, England. (Photo by Nick Potts - Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

James Rodriguez u bashkua me shumë bujë me Evertonin në verën e vitit 2020.

Mesfushori ofensivë kolumbian u largua nga Real Madrid dhe iu bashkua skuadrës angleze si transferim i lirë.

Përkundër që e ka nisur mjaftë mirë aventurën në Angli, duket se Rodriguez nuk do të qëndrojë më shumë se deri në verë te kjo skuadër.

Mediat kolumbiane kanë raportuar se Rodriguez ka njoftuar tanimë drejtuesit e klubit se dëshiron të largohet në fund të këtij edicioni.

29-vjeçari nuk ka mbetur aspak i kënaqur me jetën në Angli dhe kjo është arsyeja kryesore që dëshiron largimin nga Everton.

Rodriguez këtë sezon ka bërë mjaftë mirë me Evertonin, ku në 20 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Besohet se e ardhmja e lojtarit mund të jetë në MLS, ku ka interesime të mëdha nga klubet amerikane. /Telegrafi/