Please enter at least 3 characters.

Ja sportistët që marrin bursë olimpike

2016/01/ja-sportist-euml-t-q-euml-marrin-burs-euml-olimpike_hd.jpg

Në zyrën e KOK u bë nënshkrimi solemn i Memorandum bashkëpunimi midis KOK dhe kryetarëve të Komunave nga vijnë anëtaret e Ekipit Olimpik RIO 2016. Në KOK ishte i pranishëm kryetari i KK të Fushë-Kosovës, Burim Berisha dhe përfaqësuesja e KK Prishtinës, për Rini, Kulturë dhe Sport, Saranda Bogujevci, ku nënshkruan memorandumin me kryetarin e KOK-ut, Besim Hasanin.

Hasani tha se “pas 4 janarit pritet një përfaqësues i KON-it të vjen në Prishtinë dhe të nënshkruajë kontratë me secilin nga këta sportistë që përfiton bursë olimpike. Kjo listë që është dërguar në KON, pritet të miratohet nga ky asociacion”.

Ja 15 sportistë që do të marrin bursë olimpike mujore nga 500 dollarë

Prishtinë: Lum Zhaveli, Rita Zeqiri (not).
Fushë Kosovë: Erendita Gërguri (taekwondo).
Ferizaj: Qëndrim Guri çiklist).
Pejë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Letrime Krasniqi (xhudo).
Viti: Urata Rama, Lumturie Rama (shenjëtari).
Dardanë: Musa Hajdari e Vijona Kryeziu (atletikë).
Drenas: Hazir Asllani (shigjetari).
Prizren: Armend Xhoxhaj (boks) e Kastriot Sedolli (mundje).