Please enter at least 3 characters.

Ja ku gjendet karroca e Ismail Qemalit te “Nëntori i dytë” (Foto)

2016/05/nentori-i-dyte1.jpg

Regjisori Dritan Huqi ka postuar në rrjetet sociale një foto, nga filmi “Nëntori i dytë”.

Ai shkruan se karroca e filmit ajo që shoqëronte Ismail Qemalin (aktorin Sandër Prosi), dergjet e shkretë në ambientet e Kinostudios.

“Karroca e filmit ‘Nëntori i Dytë’, një objekt simbol. Në një vend normal ajo do ekspozohej me dinjitet diku. Si pjesë e historisë jo vetëm e kinemasë, por edhe më shumë se kaq. Fatkeqësisht, ‘dergjet’ drejt degradimit në një garazh të Kinostudios”, shkruan Huqi në profilin e tij në Facebook. /MAPO.AL/