Ja çfarë thonë nga EVN për ikjen e rrymës në Tetovë dhe rrethinë
06/05/2016
Tetova dhe disa fshatra përreth sot për 1 orë kanë qenë pa rrymë dhe për këtë Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar Vlera Gjakovën, zëdhënëse e EVN-së.
''Tani sapo më informuan se në disa venbanime në Tetovë dhe në disa fshatra përreth nuk kanë patur rrymë. Defekti vjen nga MEPSO e jo nga EVN. Ekipet e tyre ishin në terren dhe defekti është rregulluar.'' thotë për Telegrafi Maqedoni Vlera Gjakova, zëdhënëse e EVN-së./Telegrafi/


