Izraelitët planifikojnë të përdorin popullaritetin e Ronaldos për të përmirësuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite
Rëndësia e Cristiano Ronaldos mund të reflektohet edhe jashtë fushës, veçanërisht në skenën politike.
Asi portugez aktualisht është nën kontratë me skuadrën saudite Al-Nassr dhe prania e tij mund të përdoret për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.
Ueb faqja izraelite ‘Kan News’ njoftoi se Ministria e Jashtme izraelite është duke vlerësuar mundësinë e bisedës me Ronaldon për këtë çështje specifike.
Popullariteti global i Ronaldos, siç dëshmohet nga miliona ndjekës në rrjetet sociale, është një “mjet” që mund të përdoret për të arritur qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, shkruan Bild.
Të dy vendet nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike dhe zyrtarët izraelitë nuk kanë marrë ende asnjë vendim, pasi Ministria e Punëve të Jashtme është ende duke shqyrtuar kësaj mundësie.
https://twitter.com/V_Palestine20/status/1623369708228513796
Më herët në dhjetor, ministri i jashtëm saudit Adel Al-Jubeir i tha Komitetit Hebre Amerikan se "normalizimi midis Arabisë Saudite dhe Izraelit është vetëm çështje kohe"./Telegrafi/


