Isufi përballë turkut për titullin botëror në WBCA
24/01/2015
Me fillim në ora 20:30, sonte në ASV Hallen në Gjermani, Shefat Isufi do të ndeshet me turkun Ata Dogan, transmeton Telegrafi.
25-vjeçari Isufi, deri më tani ka zhvilluar 18 ndeshje, ku ka 14 fitore prej të cilave 10 me ‘Knock Out’, ndërsa i ka dy barazime dhe dy humbje.
Në ndeshjen e fundit djaloshi shqiptar e ka zhvilluar me 18 tetor, ndaj boksierit nga Guinea Allou Diallo Ali, të cilin e mposhti vetëm pas dy raundeve.
Shqiptari nga Tërrnoci, sot do të kërkoj fitore për tu shpallur kampionë botëror në versionin WBCA. /Telegrafi/


