Please enter at least 3 characters.

Islami: Kosova ka 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë, nuk kemi humbur territor

2017/02/16910721_10209904724428598_835792262_o.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Komisionit për matjen e territorit të Kosovës Hivzi Islami tha se në bazë të raportit që ka bërë komisioni del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë.

Sipas Islamit kjo shifër ka dalë si  konkludim si pjesë e draft raportit pasi që raporti final do të dal më vonë.

“Nga prezantimi që bëme del ky konkludim si pjesë e draft raportit. Në mbështetje të të dhënave, e argumenteve dhe gjetjeve profesionale që u ofruan nga institucionet përkatëse në procesin e matjes si dhe verifikimit të mbulueshmërisë me do0kumentacion afdministrafit e hartografik, komisioni i ekspertëve për matjen e territorit e njofton Qeverinë e Kosovës se madhësia territoriale e republikës së Kosovës para 25 gushtit 2015 përkatësisht nga vitit 1962 deri më 1981 është 10 mijë e 887 km katror.  Në bazë të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti ynë, në demarkacionin e kufirit në mes të republikës federative të Jugosllavisë. Prandaj madhësia territoriale e Republikës së Kosovës sot është 10 mijë e 905.25 km katror", tha Islami./Telegrafi/