Please enter at least 3 characters.

Islam Selmani arrin sukses historik, nënkampion bote në karate në Kajro

Karateisti kosovar, Islam Selmani, është shpallur nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë, në Kampionatin Botëror të Karatesë që po zhvillohet në Kajro.

Në finalen e madhe, Selmani u përball me turkun Eray Samdan, një prej emrave më të fortë të sportit në arenën ndërkombëtare. Pas një dueli të fortë, Selmani u rendit i dyti, duke fituar medaljen e argjendtë.

Një ditë më parë, karateisti kosovar kishte shkëlqyer në gjysmëfinale, ku arriti një fitore dominuese 9:1 ndaj Mekhriddin Turakhonovit nga Uzbekistani.

Ky sukses e bëri Selmanin karateistin e parë kosovar që fiton medalje të argjendtë në një Kampionat Botëror, duke shënuar një prej arritjeve më të mëdha në historinë e sportit në vend.