Please enter at least 3 characters.

Ishte pajisja e fortë apo municioni i dobët i rusëve - telefoni i ushtarit ukrainas pësoi vetëm gërvishtje pas goditjes

2023/04/hjhjhj.jpg

Një video interesante e publikuar së fundmi në Twitter, tregon se si telefoni i një ushtari të lënduar ukrainas me sa duket i qëlluar, kishte pësuar vetëm ca gërvishtje të vogla.

Postimi i bërë nga një llogari në Twitter ngriti pyetjen nëse telefoni ishte i fortë apo ishte municioni i rusëve i dobët që e kishte goditur, transmeton Telegrafi.

Videoja nis me ushtarin ukrainas që e demonstron dëmin e telefonit përmes incizimit, i cili ishte një telefon i mençur Samsung.

Telefoni kishte pësuar vetëm disa gërvishtje derisa në pjesën mbrapa ishte i paprekur.