Please enter at least 3 characters.

“Isha i infektuar me coronavirus, klubi më futi në lojë” – portieri i Bayern Munich tregon tmerrin që përjetoi te Sunderland ku ishte i huazuar

2022/06/9c9a25d3-5e66-4856-a85d-a86f3390146b_w1600_r1.5_fpx49_fpy48.jpg
260:"SHEFFIELD, ENGLAND - NOVEMBER 02: Ron-Thorben Hoffmann of Sunderland applauds during the Sky Bet League One match between Sheffield Wednesday and Sunderland at Hillsborough Stadium on November 02, 2021 in Sheffield, England. (Photo by George Wood/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri Ron-Thorben Hoffmann, që ishte i huazuar nga Bayern Munich te Sunderland, ka bërë akuza ndaj klubit anglez, duke thënë se e detyruan të luante edhe pse ishte me coronavirus.

Ai thotë se pas shtatë ditësh në karantinë, pa test negativ, ai u fut në portë edhe pse kishte probleme me shëndetin.

“Kur u ktheva pas shtatë ditësh karantinë, u ktheva menjëherë në portë – megjithëse testi i shpejtë ishte ende pak pozitiv. Më duhej të luaja me coronoavirus”, ka thënë 23-vjeçari në një intervistë për gazetën Bild.

Sipas Hoffmann, ai u infektua në fund të vitit pasi luajti 20 ndeshje për Sunderland dhe u bë portieri i parë.

Pas kësaj, ai luajti tre ndeshje, por u ndje "më keq nga ndeshja në ndeshje" dhe gjithashtu përjetoi simptoma të tilla si marramendje dhe dhimbje në zemër.

Por sipas Hoffmann, klubi nuk e mori seriozisht: “Pas infeksionit, nuk kishte asnjë ekzaminim të zemrës apo mushkërive”, akuzoi Hoffmann klubin.

Ai kishte frikë të merrte miokardit si ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies ose Rune Jarstein te Hertha BSC .

“Nuk isha mirë fizikisht, por klubi donte që unë të isha në lojë”, ka thënë Hoffmann.

Hoffmann iku për në Mynih në muajin shkurt dhe më pas nuk ka luajtur më asnjë ndeshje për ekipin e kategorisë së tretë angleze, ku më parë ishte portier i rregullt.

Sunderland ka reaguar në faqen e tyre në internet duke thënë se pretendimet e Hoffman janë të rreme dhe të pasakta dhe se klubi ka vepruar në “përputhje me të gjitha udhëzimet dhe protokollet gjatë gjithë pandemisë Covid 19”. /Telegrafi/