Ish-ylli i Chelseat pensionohet në moshën 28-vjeçare shkaku i lëndimeve të shpeshta
01/07/2025
Ish-ylli i Chelseat, Charly Musonda Jr, është pensionuar nga futbolli në moshën 28-vjeçare pas një karriere të mbushur me lëndime. Ai e ka bërë vetë të ditur vendimin e tij në podcastin Rising Ballers, siç raportoi mediumi belg La DH Les Sports.Musonda kishte mbetur pa klub që nga largimi i tij nga skuadra qipriote Anorthosis vitin e kaluar.Ky lojtar u konsiderua si një yll i ardhshëm që në moshë të re në Belgjikë, duke nënshkruar për Chelsean për 2.5 milionë euro në moshën 16-vjeçare në vitin 2012.La DH Les Sports shkruan se mesfushori ofensiv dikur shihej si ‘talenti më i madh belg’, por përfundoi duke bërë vetëm shtatë paraqitje me Chelsean, tre prej tyre në Ligën Premier, dhe duke shënuar vetëm një gol.


