Ish punëtorët kanosin menaxherin
20/09/2018
Një person me kombësi të huaj, menaxher i një kompanie ka raportuar se ishte kanosur verbalisht nga tre persona tjerë, ish punëtorë të së njëjtës kompani.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:45, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raportin policor të dyshuarit janë ftuar për intervistim dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


