Please enter at least 3 characters.

Ish-i dashuri i Kylie Jenner, Tyga, merr meritat për famën e saj

2018/08/q3-5-e1535734265565.jpg
143:"attends the Philipp Plein collection during, New York Fashion Week: The Shows at New York Public Library on February 13, 2017 in New York City.
15:"Monica Schipper

Reperi Tyga duket se merr meritat për famën e ish-Kylie Jennerit, pavarësisht se ajo është pjesë e televizionit që nga mosha dhjetë vjeçare dhe ka një markë kozmetike jashtëzakonisht të suksesshme - e cila aktualisht kap vlerën rreth 900 milion dollarë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për "Beats 1", 28 vjeçari tregoi për lidhjen e veçantë që ai dhe Kylie kanë me vajzën e tyre të vogël gjashtë muajshe, Stormi.

Duke folur për romancën e tyre të dështuar, ai u shpreh: "Unë nuk shikoj më prapa....Kylie ishte e destinuar të ishte dikush, pavarësisht çdo gjëje".

Tyga bisedoi më tej për marrëdhëniet e tyre: "Ne kaluam një kohë të mirë së bashku, por edhe tani të dy jemi mirë".

Ndërkohë, Kylie sigurisht ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në frontin e karrierës, pasi ajo është e vendosur ta heqë Mark Zuckerbergun e 'Facebook'-ut si miliarderin më të ri në botë, duke e synuar këtë post.

Kohët e fundit, Forbes vlerësoi se marka e modeles, "Kylie Cosmetics" ka një vlerë prej rreth 630 milion dollarë.

Sipërmarrësja e bukurisë dhe ikona e stilit aktualisht është edhe fytyra më e re e markës gjigante "Adidas". /Telegrafi/