Please enter at least 3 characters.

Isco në Angli, Reali ia cakton çmimin

2016/03/Iscoo.jpg
30:"Generated by IJG JPEG Library
11:"Denis Doyle

Mesfushori spanjoll, Isco pritet të largohet nga skuadra madrilene, Real Madrid.
Ylli i Përfaqësueses së Spanjës nuk është i kënaqur me hapësirën te Real Madridi nga Zinedin Zidane.

Kështu spanjolli ka kërkuar largimin dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier.

Skuadrat e mëdha angleze si Liverpool, Manchester City, Arsenal dhe Chelsea janë të interesuara për të nënshkruar me lojtarin.

Por e përditshmja spanjolle ‘Marca’, ka shkruar se për ta lënë të lirë lojtarin, Real Madrid kërkon 25 milionë funte.

Gjithsesi për lojtarin mbetet në garë edhe kampioni aktual i Italisë, Juventus. /Telegrafi/