Please enter at least 3 characters.

Ironizon kompozitori i njohur Randrobrava, 'kërkon' votën tuaj si kryeministër me numrin provokues 69 (Foto)

2017/05/ani-e1494951623863.jpg

Në valën e rrëzimit të qeverisë dhe propozimeve për kryeministër për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, duket se do të ndeshemi edhe me postime satirike të disa prej fytyrave publike nga arti.

Kompozitori i njohur Andin Randrobrava ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Facebook, përmes së cilës në formë satirike "kërkon" votën e miqve të tij për kryeministër.

Ndërsa numri me të cilin kinse kandidon, është një numër mjaft provokues, 69.

"Vota juaj ma then n'rraj"(sic.), shkruan kompozitori në mbishkrimin e fotografisë, duke ironizuar me situatën aktuale në vend. /Telegrafi/