Please enter at least 3 characters.

Irani ekzekutoi një person pasi spiunoi në llogari të Izraelit

2023/12/Screenshot-2023-12-16-083115.png

Irani thotë se ka ekzekutuar një person pasi kishte spiunuar për Izraelin.

Autoritetet iraniane kanë informuar se ekzekutimi është kryer në provincën Sistan-Baluchestan.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, ai u akuzua për "mbledhjen e informacionit të klasifikuar dhe transferimin e tyre tek shërbimi izraelit i spiunazhit, Mossad".

Qytetari i paidentifikuar u ekzekutua në burgun e Zahedanit gjatë orëve të para të ditës së sotme, raporton thetimesofisrael.

Teherani shpesh pretendon se po prishë operacionet e Mossadit, por vërtetësia e pretendimeve të tilla është e paqartë.

Ndryshe, zyrtarët iranian ka kohë që nuk e njohin ekzistencën e shtetit të Izraelit. /Telegrafi/