iPhone 6S dhe 6S Plus sjellin edhe iPhone 6C
iPhone 6S pritet të vijë me ekranin prej 4.7 inç, 6S Plus me 5.5 inç thuhet sipas raportit, ndërsa modeli i ri i Apple - iPhone 6C, do të ofrojë ekranin me 4 inç.
Lajmi është bërë i ditur nga Digitimes, e cila thotë se këtë vit Apple do të dal në treg me tre modele të rinj të telefonave.
Apple do ti sjell modelet e saj të reja në gjysmën e dytë të vitit 2015, iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone 6C, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.com.
iPhone 6S dhe 6S Plus është thënë se do të vijnë me procesorin e ri Apple A9, ndërsa iPhone 6C pritet të shfaqet me procesorin Apple A9 që është përdorur në brezin aktual të iPhone.
Nuk është e qartë nëse dizajni i iPhone 6C do ti ngjajë modelit aktual të iPhone 6, ose nëse Apple do të vendosë ti japë iPhone 6C një pamje të ngjashme me iPhone 6C. (Telegrafi)


