Please enter at least 3 characters.

“Invasion of Privacy” nga Cardi B, albumi më i mirë i vitit

2018/10/cardi-b-1-1.jpg

Cardi B është në maje dhe nuk po ka ndërmend ta lëshojë atë.

Albumi debutues i reperes, “Invasion of Privacy” është shpallur nga Times si albumi më i mirë i vitit 2018.

Revista ka lëvduar krijuesen e hiteve të shumta se ka arritur që të përbushë pritshmëritë dhe ka fituar me shumë meritë vendin e saj në hip hop.

“Invasion of Privacy” nuk solli vetëm repin e errët defensiv që ja solli shumë fansa, por ajo po ashtu ka sjellë hite si “I Like It”.

“Debutimi i Cardit nuk ja siguron asaj vetëm një ulëse në tavolinën e hip hopit, por e bën atë zërin e vetëm të llojit të muzikës që ajo bën”, shkruan në publikimin e fundit të Times.

“Invasion of Privacy” ishte në krye të Billboard 200 dhe mori vlerësime të larta nga revista si Rolling Stone.

Ndër albume tjera lart të vlerësuara janë edhe ato të Janelle Monae, J Balvin dhe Camila Cabello që mbyll top 10-shen.

Top 10 albumet nga Times:1. Cardi B – Invasion of Privacy2. Janelle Monae – Dirty Computer3. Mitski – Be the Cowboy4. Shawn Mendes – Shawn Mendes5. J Balvin – Vibras6. Robyn – Honey7. Troye Sivan – Bloom8. Kacey Musgraves – Golden Hour9. The 1975 – A Brief Inquiry Into Online Relationships10. Camila Cabello – Camila

/Telegrafi/