Please enter at least 3 characters.

Interi zyrtarizon Perisicin

2016/01/interi-zyrtarizon-perisicin_hd.jpg

Roberto Mancini e ka kërkuar qe një kohë mesfushorin kroat dhe tashmë ka ndodhur zyrtarizimi.

Pas shitjes së Xherdan Shaqirit, zikaltrit kishin nevojë për një mesfushor kreativ, ashtu që intensifikuan përpjekjet për kroatin.

“Kam kaluar një periudhë të suksesshme te Wolfsburgu dhe tash do të përballem me një sfidë të re. E falënderoj Wolfsburgun që ma mundësoi kalimin në Itali dhe i uroj sukses skuadrës”, ka deklaruar 26-vjeçari.

Perisic u transferua te Wolfsburgu në janar të vitit 2013 nga Borussia Dortmundi dhe ka regjistruar 70 paraqitje për klubin gjerman. /Telegrafi/