Interi ia cakton çmimin Kristjan Asllanit, ylli shqiptar ka një ofertë brenda Serie A
20/07/2025
Tashmë është bërë e qartë nga Interi se Kristjan Asllani do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar veror. Ai ka qenë pjesë e 'Nerazzurrëve' për tre vite, por me dështimin e transferimit të Hakan Calhanoglu te Galatasaray, pritet që mesfushori shqiptar të kalojë në një klub të ri.Fiorentina është një nga klubet që ka shfaqur interes për të, por vlera aktuale që Inter i ka vendosur lojtarit, që shkon nga 18 deri në 20 milionë euro, është më e lartë sesa ajo që Fiorentina mund të ofrojë për momentin, sipas TuttoMercatoWeb.'La Viola' po ndjek edhe alternativa të tjera përveç Asllanit.


