Please enter at least 3 characters.

Inter - Napoli, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

2018/03/Inter-Napoli-1.jpg
291:"NAPLES, ITALY - OCTOBER 21: Players of SSC Napoli Elseid Hysaj and Jorginho vies with FC Internazionale player Mauro Icardi during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on October 21, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi dhe Napoli do të luajnë sot (e diel) në derbin e javës së 28-të në kampionatin italian.

Nerazzurët do të jenë nikoqir të napolitanëve në ndeshjen derbi të javës në Serie A, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza dhe pritet të filloj nga ora 20:45.

Skuadra e Luciano Spallettit vjen nga një fitore 2-0 ndaj Beneventos dhe dëshiron ta shfrytëzoj terrenin vendas për të marr fitoren e radhës ndaj Napolit.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për zikaltrit pasi duan të qëndrojnë në hap me Romën dhe Lazion për ta zënë një pozitën që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Interi e nisi  mirë kampionatin, por pastaj pati një  krizë! (Getty Images)

Në anën tjetër, skuadra e Murizio Sarrit vjen nga një humbje befasuese dhe e rëndë në shtëpi nga rivali Juventusi.

Kështu, napolitanët do të bëjnë çmos të marrin rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë për të mbetur në garë për titullin kampion.

Napoli janë lider dhe duan të luftojnë deri në fund për titull (Getty Images)

Spalleti në këtë ndeshje pritet të luaj me formacionin e tij më të mirë, ku ka vetëm një dilemë, të zgjedh me Rafinhas dhe Marcelo Brozovicit, me kroatin që është në avantazh.

Ndërsa, Sarri pritet ta konfirmojë formacionin e tij të përhershëm, me të cilin ka luajtur gjatë gjithë sezonit.

Inter: Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D'Ambrosio; Vecino, Valero; Candreva, Brozovic, Perisic; Icardi. Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne. /Telegrafi/