Please enter at least 3 characters.

Inspektohen punimet në stadiumin 'Zahir Pajaziti' në Podujevë

2018/07/36913899_2077748842464044_6236828456991064064_n.jpg

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga Ibër Alaj - drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), vizituan sot Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku janë duke u realizuar punimet në ndërtimin e tribunave dhe infrastrukturës përcjellëse.

Gjatë vizitës në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, kryetari i Komunës, Agim Veliu dhe drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, u ndanë të kënaqur me dinamikën e zhvillimit të punimeve në realizimin e këtij projekti.

Kryetari Veliu u shpreh optimist se punët në kompletimin e infrastrukturës përcjellëse në stadium, tribunat dhe zhveshtoret, do të përfundojnë deri në fillimin e kampionatit të ri futbollistik.

“Pas ndërtimit të fushës me bari sintetik, në stadium u krijuan kushtet për lojëra cilësore, kurse me finalizimin e ndërtimit të tribunave shikuesve u ofrohet komoditet, që në sezonin e ardhshëm futbollistik të përcjellin ndeshjet e FC ‘Llapi’ në këtë stadium modern”, tha kryetari Veliu.

Ndërtimi i tribunave dhe infrastrukturës përcjellëse në Stadiumin “Zahir Pajaziti” është investim i përbashkët i MKRS-së, Komunës së Podujevës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/