Ingrid Gjoni kopjon Britney Spears (Foto/Video)
03/08/2015
“Do më kërkosh” titullohet projekti më i ri i këngëtares nga Shqipëria, Ingrid Gjoni, i cili u mirëprit mjaft mirë nga publiku.
Kënga e cila është tipike verore erdhi e realizuar me videoklip mjaft interesant nga produksioni “Max Production”, transmeton Telegrafi.
Por, këngëtarja, e cila njihet për investimet në videoklipet e saj, kësaj radhe nuk erdhi me një ide origjinale.
Nuk dihet nëse ka qenë ideja e produksionit apo e këngëtares, por trekëndëshi, në të cilin ka hypur ajo në këtë video, është parë edhe më herët.
Bëhet fjalë për videoklipin e këngës “Work bitch” të këngëtares Britney Spears, ku shihet ky detaj nga i cili si duket është frymëzuar artistja shqiptare. /Telegrafi/


