Please enter at least 3 characters.

Indiani e ka shndërruar veturën në 'helikopter' - fiton para duke e dhënë me qira për dasma

2022/09/1663159761-AA-20220914-28892628-28892604-INDIJAC_AUTOMOBIL_PRETVORIO_U_HELIKOPTER_IZNAJMLJUJE_GA_ZA_SVADBE-750x563-1.jpg

Megjithëse nuk mundi të përmbushte ëndrrën për të projektuar dhe drejtuar një helikopter, ai e bëri veturën të dukej si një e tillë.

Një veturë që duket si një helikopter tani po bëhet një atraksion në Chapra.

Mithilesh Prasad, një mekanik veturash në shtetin verior të Indisë, Bihar, bëri realitet ëndrrën duke e ridizajnuar një veturë në një helikopter.

E vetmja pengesë e automjetit të tij është se nuk mund të fluturojë si një helikopter i vërtetë.

Megjithatë, ai fiton para duke e dhënë me qira automjetin për dasma dhe ceremoni të tjera.

Ëndrra më e madhe e të riut është të ndërtojë një helikopter me të cilin mund të fluturojë një ditë. /Telegrafi/