Please enter at least 3 characters.

​Inaugurohet ngrohtorja e re në Gjakovë

2021/11/260264840_1327315134396515_8928743528511145384_n.jpg

Është finalizuar sot projekti për ndërtimin dhe funksionalizimin e Ngrohtores së Re në qytetin e Gjakovës, objekt i cili pritet të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve por edhe në mbrojtjen e ambientit.

Sipas njoftimit të komunës së Gjakovës, gjatë ceremonisë së inaugurimit, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini mes tjerash ka thënë se Ngrohtorja e Re paraqet një moment të rëndësishëm të zhvillimit dhe se shumë shpejtë kjo ndërmarrje do të jetë e vet qëndrueshme.

Nga ana tjetër, Albana Skivjani, drejtoreshë e Ngrohtores ka thënë se furnizimi me ngrohje 24 orë nuk do të jetë më një problematikë për qytetin e Gjakovës. Sipas saj, përmes teknologjisë së avancuar, kjo ngrohtore do funksionoj me dekada.

Ndryshe, ky projekt është financua nga Bashkimi Europian dhe komuna e Gjakovës.