Imazhet satelitore tregojnë helikopterët e shkatërruar rusë në qytetin Kherson
16/03/2022
Imazhet satelitore tregojnë helikopterët rusë të shkatërruar.
Këto imazhe të shkrepura nga Planet, shfaqin dhjetëra helikopterë rusë të shkatërruar gjatë një sulmi të ushtrisë ukrainase në aeroportin e Khersonit, transmeton Telegrafi.
Forcat ruse kanë marrë nën kontroll qytetin Kherson në fillim të pushtimit, dhe prej atëherë e ka mbajtur të okupuar.
Ky qytet në jug të vendit është port i rëndësishëm në Detin e Zi, dhe shtëpia e mbi 300 mijë banorëve.
Sipas inteligjencës britanike, kjo sugjeron se Rusia mëton të instalojë një qeveri pro-ruse në Kherson. /Telegrafi/


