Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën
01/09/2024
Ilir Daja i ka dhënë fund aventurës pothuajse tre vjeçare në drejtimin e Ballkanit, një periudhë e lavdishme e klubit. Trajneri tiranas që fitoi tre tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës është larguar përfundimisht nga klubi.Daja këtë vit nuk arriti ta dërgojë Ballkanin në grupe në garat evropiane, gjë që e kishte bërë dy herë radhazi.


