Please enter at least 3 characters.

Ilaçi popullor kundër ftohjes dhe inflamacionit të fytit!

2017/12/cold-and-flu-18571.jpg
40:"Ill man holding hot drink and warming up
24:"Getty Images/iStockphoto

Kombinimi i këtyre dy përbërësve lufton fuqishëm ftohjen dhe infeksionet bakteriale të fytit.

Hudhra ka cilësi të fuqishme antibakteriale dhe antiinflamatore, ndërkaq menta hap rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson kollën, andaj këta dy përbërës luftojnë fuqishëm kundër ftohjes dhe infeksioneve bakteriale të fytit, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

- 3 dl ujë,
- 3 thelpinj hudhre,
- një qese çaj mente apo disa fletë të freskëta mente,
- mjaltë,
- limon.

Përgatitja:1. Shtypni hudhrën dhe qiteni në filxhan që të qëndrojë 10 minuta, në mënyrë që të gjitha materiet e shëndetshme të saj të aktivizohen.

2. Qiteni ujin në zjarr që të vlojë.

3. Në filxhan me hudhër qitni qesen e çajit (ose fletët e freskëta të mentës) dhe të gjithave qitni ujin e vluar dhe lini të qëndrojnë 5 minuta.

4. Kullojeni çajin, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe pak limon. Pini çajin derisa është ende i ngrohtë.

Edhe një këshillë:

Nëse dëshironi të përmirësoni ndikimin e këtyre artikujve shërues dhe të dezinfektoni fytin, mos e hidhni hudhrën dhe mentën (nëse i keni përdorur fletët e freskëta), por ngadalë përtypni dy minuta, pastaj përpini. /Telegrafi