Please enter at least 3 characters.

Icardi: Fitore e rëndësishme, fokusi është Liga e Kampionëve

2017/11/GettyImages-876341712.jpg
276:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 19: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano celebrates his second goal during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on November 19, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka refuzuar të fut zikaltrit në garë për titull pas fitores ndaj Atalantas me rezultat 2-0 në Serie A.

Argjentinasi tregoi se qëllimi ende është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe se po bëjnë maksimumin.

“Është një fitore e rëndësishme sepse kjo është ajo që duhet të bëjmë. Duhet të fokusohemi te vetja dhe fitorja”, ka thënë Icardi për Mediaset Premium.

“Bëra maksimumin te ato dy harkime. Ende ndjej keqardhje për pjesën e parë, duhet të shënoja. Gjuri më dhemb pak, por nëse vazhdoj të shënoj gola kështu, mund të vazhdoj”.

Scudetto? Mos harroni se dy vite me Roberto Mancinin ishim në krye, por në janar kemi rënë. Do shikojmë në maj nëse jemi ende kaq lart”.

“Objektivi është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe pas kësaj mund të mendoj për Kampionatin Botëror (me Argjentinën)”, ka shtuar Icardi.

Pas javës së 13-të në Serie A, Interi renditet në vendin e dytë me 33 pikë, dy më pak se Napoli. /Telegrafi/