Please enter at least 3 characters.

Ibro Deli publikon "Bass"

2021/07/ibrodeli_201296891_191348959561301_679423127350069234_n-e1625646947387.jpg

Këngëtari unik i skenës, Ibro Deli, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Bass" titullohet kënga e tij e re, e cila është e zhanrit RnB dhe hip-hop.

Kënga është produkt i producentëve BMTJ dhe BledBeats, gjersa për masteringun është kujdesur Equus.

Foto: Ibro Deli/Instagram

Për vargjet e tekstit është kujdesur vet Ibro Deli, gjersa i njëjti ka realizuar edhe regjinë klipit, i cili vjen me skena mjaft interesante.

Ibro është një artist ndryshe i skenës shqiptare, i cili zgjedh që këngët e tij t'i vizualizojë në një mënyrë të veçantë.

Ai numëron këngë të shumta në diskografinë e tij, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga ata që e pëlqejnë muzikën e tij. /Telegrafi/