Please enter at least 3 characters.

I pavetëdijshëm, postieri britanik ecë nëpër çimenton e lagësht të saposhtruar në oborrin e një shtëpie

Një postier britanik e ka lënë një pronar shtëpie në Romford të “tërbuar”, pasi ka ecur nëpër çimenton e lagësht të saposhtruar në oborrin e tyre.

Postieri i pafat duket krejtësisht i pavetëdijshëm ndërsa ecën nëpër oborrin e lagësht, përpara se të kuptojë se ka lënë vrima të mëdha për këmbët në oborrin e saposhtruar, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur postieri shkelë nëpër çimenton e lagësht derisa ecë drejt shtëpisë.

Kurse pamjet janë bërë virale dhe kanë nxitur një lumë komentesh mes përdoruesve të rrjeteve sociale. /Telegrafi/