I mori kumbullat dhe 5 vjet nuk i pagoi, 48 vjeçari përfundon në polici
Një marrëveshje për shitjen e kumbullave ka përfunduar në kallëzim penal, disa vite pas ngjarjes.
Sipas policisë, në korrik të vitit 2021, një 48-vjeçar nga Shtipi kishte marrë 2.580 tonë* kumbulla nga një person, por shumën për to nuk e kishte paguar. Për shkak të mospagesës, ai dyshohet se ka shkaktuar dëm prej 50.000 denarësh dhe ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
“Sektori i Punëve të Brendshme për Çështje Kriminalistike në Dellçevë ka ngritur kallëzim penal ndaj J.T. (48) nga Shtipi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mashtrim”. Në korrik të vitit 2021, i kallëzuari ka mashtruar një person, nga i cili ka siguruar *2.580 tonë kumbulla, të cilat deri në momentin e kallëzimit nuk i ka paguar. Në këtë mënyrë, ai ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme 50.000 denarë”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.


