I kontrolluan edhe vaginën në aeroport - e prekur nga situata, vajza shpërthen në lot (Video)
21/12/2016
Një gazetare e CNN, e quajtur Angela Rye po kalonte në aeroportin e Detroitit, kur ishte ballafaquar me një situatë të cilën as që e kishte paramenduar ndonjëherë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, derisa i ishte nënshtruar skanimit të trupit, skaneri kishte “alarmuar” tri herë kur bëhej fjalë për pjesë afër organeve gjenitale.
Pas kësaj ka qenë zyrtarja e aeroportit ajo që i ka thënë se edhe në këtë pjesë do të duhej të bëhej një kontroll në detaje.
E prekur pas përballjes me një situatë të tillë, gazetarja ka shpërthyer në lot. /Telegrafi/


