Hungari 3-3 Portugali: Lojtari i ndeshjes nga UEFA (Foto)
22/06/2016
Përfaqësuesja e Portugalisë ka barazuar ndaj Hungarisë me rezultat 3-3.
Golat në këtë takim për portugezët u shënuan nga Nani dhe dy nga Cristiano Ronaldo.
CR7 asisitoi edhe te goli i Nanit dhe kështu me meritë u zgjodh lojtari i ndeshjes nga UEFA.
Me këtë rast Hungaria e përfundoi Grupin F në vendin e parë me pesë pikë, Islanda në të dytin me pesë pikë, kurse Portugalia në vendin e tretë me tre pikë. Kurse Austria në vendin e fundit me një pikë. /Telegrafi/


