Please enter at least 3 characters.

Huddersfield siguron inkuadrimin në Ligën Premier pas dramës së penalltive (Foto)

2017/05/huddersfield.jpg

Huddersfield Toën u promovua në Ligën Premier pas fitores ndaj Reading me rezultat 4-3 pas penalltive në finalen e “Play-Off” të luajtur në Wembley.

Ndeshja filloi me një ritëm të gjallë, por asnjëri ekipi nuk mund të shënonte gol në kohën e rregullt, por as në kohën shtesë.

Kështu, dy skuadrat u desh ta kërkojnë fatin e promovimit në Ligën Premier në lotarinë e goditjeve të penalltive.

Skuadra e Huddersfield u tregua më e saktë në gjuajtjen e penalltive, duke triumfuar në fund me rezultat 4-3 dhe duke siguruar promovimin në nivelin më të lartë të futbollit anglez.

Huddersfield bëhet skuadra e tretë që inkuadrohet në Ligën Premier, pasi më parë inkuadrimin e kishin siguruar Neëcastle United dhe Brighton and Hove nga pozita një dhe dy. /Telegrafi/