Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj: Në ditën kur në Serbi po hapen varreza masive të shqiptarëve, në Hagë po gjykohen luftëtarët e lirisë

2020/09/Enver-Hoxhaj-interviste-foto-Ridvan-Slivova-12-1-e1605707294994.jpg

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reguar sot pas konferencës së radhës të Gjykatës Speciale, ndaj ish-presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi dhe deputetit Selimi.

Hoxhaj ka thënë se në ditën kur në Serbi po zhvarrosen eshtrat e shqiptarëve, viktimave të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, në Hagë po gjykohen ushtarët e lirisë së ndërmarrjes së përbashkët çlirimtare!

"Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës, të rinegociohet liria e jonë dhe të njolloset lufta e drejtë e UÇK-së, por kjo nuk do të mund të bëhet sepse mban vulën e NATO-s, Tony Blairit, Bill Clintonit dhe botës perëndimore e demokratike", ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë:Procesi gjyqësor kundër presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, ish-kryeparlamentarit Krasniqi, deputetit Selimi, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre, është një tentim për rishkruarjen e historisë përmes një procesi të paprecedent në historinë e drejtësisë ndërkombëtare.Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës, të rinegociohet liria e jonë dhe të njolloset lufta e drejtë e UÇK-së.Në ditën kur në Serbi po zhvarrosen eshtrat e shqiptarëve, viktimave të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, në Hagë po gjykohen ushtarët e lirisë së ndërmarrjes së përbashkët çlirimtare!Në ditën kur katër metra nën tokë po shfaqen përmasat e gjenocidit serb, në Hagë po gjyhohen luftëtarët e lirisë!Lufta e popullit të Kosovës për liri nuk mund të ndryshohet. Nuk mund të gjykohet. Nuk mund të dënohet!Lufta e popullit të Kosovës nuk mund të ndërrohet, sepse mban vulën e NATO-s, Tony Blairit, Bill Clintonit dhe botës perëndimore e demokratike.Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre janë përfaqësues të kësaj lufte, të kësaj lirie dhe kësaj pavarësie, që janë të shenjta dhe nuk mund të ndërrohen nga askush. /Telegrafi/