Please enter at least 3 characters.

Hoti reagon pasi menaxhmenti i Trepçës shkarkoi udhëheqësit e sindikatës së minatorëve: Kjo është e paprecedent

2023/06/konference-Avdullah-Hoti-Hykmete-Bajrami-dhe-Muharrem-Nitaj-foto-Ridvan-Slivova-12-e1689074330309.jpg

Ish-kryeministri i Kosovës, deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi gjatë së hënës menaxhmenti i Trepçës ka shkarkuar udhëheqësit e sindikatës së minatorëve.

Në një shkrim në Facebook, këtë vëprim, Hoti e ka quajtur të paprecedent.

Ndërkohë që minatorët vazhdojnë grevën, Menaxhmenti i Trepçës shkarkon udhëheqësit e sindikatës së minatorëve. Kjo është e paprecedent. Ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë. Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi.

Sipas tij, edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët.

“Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit. Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha”, shkroi Hoti.

Sot janë bërë 7 shtatë që minatorët e Trepçës kanë nisur grevën, ku kanë kërkuar kushte më të mira të punës.