Please enter at least 3 characters.

Hoti: Qeveria PAN do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë për nga numri i ministrave e zëvendësministrave

2019/08/68669154_1474962372645725_3402939435145232384_n.jpg

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë seanca e stome i përmbyll punimet e kësaj legjislature , e cila për dy vite na bëri që të merremi me parandalimin e koalicionit PAN që të hyjë në dialog me Serbinë në mënyrë jokushtetuese.

Hoti tha se për dy vite jemi marrë edhe me presidentin i cili nuk kryente obligimet e tij kushtetuese.

"Kjo legjislaturë ka qenë përballje pozitë-opozitë për të mbrojtur shtetin. Është realizuar vetëm 30% e agjendës legjislative të këtij Kuvendi. Kjo legjislaturë po mbyllet me shumë seanca të hapura..", ka thënë Hoti.

Hoti shtoi se Qeveria PAN do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë, me numër të madh të ministrave, zëvendësministrave, koordinatorëve e zëvendëskoordinatorëve. /Telegrafi/