Please enter at least 3 characters.

Historia e Nadalit: Nga një shoqërues futbollistësh te Barça, në një tifoz të çmendur të Real Madridit dhe shpëtimtar i Mallorcas (Foto)

2017/01/forbes-21673.jpg

Jemi në prag të finales së Australian Open ku përballë njëri-tjetrit do të luajnë Roger Federer dhe Rafael Nadal, por për pak jemi ndalur te ky i fundit dhe dashuria e madhe e tij për futbollin.

Refael Nadal u lind më 3 qershor 1986 në ishullin Manacor të Spanjës, i cili është pjesë e zonës së Mallorcas.

Spanjolli nuk është vetëm një tenistë i madh, por edhe një adhurues i madh i futbollit, por historia e tij futbollit është goxha interesante.

Si të gjithë ai është përkrahës i klubit nga zona ku është lindur, pra i RCD Mallorca, e cila tashmë bën gara në Segunda Division (Liga e dytë e Spanjës).

Por, xhaxhai i tij Miguel Angel Nadal ishte pjesë e Barcelonës nga viti 1991 deri 1999 dhe normalisht si fëmijë ai ishte i tërhequr pak nga kjo.

Nadal ishte shoqërues i xhaxhit të tij në disa ndeshje, por asnjëherë tifoz i Barcelonës.

Me t’u rritur ai u bë tifoz i Real Madridit, por nga ata tifozët e çmendur, që janë të dhënë shumë pas klubit.

30-vjeçari shpesh herë shikon ndeshjet e Realit edhe nga afër pasi është mik i mirë me shumë lojtarë të klubit spanjoll.

Gjithsesi, në vitin 2010 ishte raportuar se Nadal kishte dhuruar para që Mallorca të shpëtonte nga kriza financiare dhe se atij i ishte ofruar roli i zëvendës-presidentit, por që nuk kishte pranuar tenisti.

Por, xhaxhi i tij Miguel Angel Nadal, u bë asistent i trajnerit Michael Laudrup. /Telegrafi/