Please enter at least 3 characters.

Historia dramatike e 24-vjeçares shqiptare që punonte prostitutë

2016/01/historia-dramatike-e-24-vje-ccedil-ares-shqiptare-q-euml-punonte-prostitut-euml_hd.jpg

Pas denoncimit të saj, policia ka arrestuar dy shqiptare për prostitucion. Gjithashtu është dhe një person i tretë i dyshuar, një grua e cila ka bindur 24-vjeçaren të largohet nga “toka e shqiponjave”.

Ajo mbërriti në shkurt në Campania me premtimin se do të gjente një punë si bariste. Por në fakt u detyrua që të punonte si prostitutë edhe pse nuk dinte asnjë fjalë italisht, transmeton shekulli.

Për zgjidhjen e këtij “problemi” tutorët i shkruanin në dorë numrin 30 për të treguar “tarifën”.

Dy shfrytëzuesit e dërgonin 24-vjeçaren çdo ditë në një stacion treni dhe në darkë e merrnin për ta dërguar në shtëpi.

Shpeshherë ndaj saj është ushtruar dhunë, duke i thyer edhe dhëmbët.

Dy javë pas shfrytëzimit si prostitutë, vajza ka marrë kurajë për të bërë denoncim dhe për të kërkuar ndihmë fjalë faktit që dinte nglisht.

Policia u ndihmua nga një përkthyes që të kuptonte tmerrin e kaluar nga 24-vjeçarja. /Telegrafi/